
Përçarjet në degën e Alternativës në Tetovë janë thelluar edhe më tej pasi kjo degë së bashku me deputetin Hysni Ismailin shprehën pakënaqësi ndaj sekretarit Zeqirja Ibrahimi dhe nënkryetarit Bekim Sali, ku pas mbledhjes që mbajtën me kryesinë dhe kuvendin e degës dhe letrës publike që i drëguan Gashit, u shkarkua kryetari i degës Dritan Bexheti, shkruan Top24
Dega e Tetovës sërish mbajti mbledhje ku kuvendarët me shumicë votash rizgjodhën për kryetar Dritan Bexhetin. Pas këtyre ngjarjeve Alternativa një mbrëmje zgjodhi kryesi paralele duke shkelur vullnetin e kuvendarëve dhe duke zgjedhur kryesinë ere nga personat që ishin të angazhuar me kontrata në FSPIM dhe të dëgjueshmit e Zeqirja Ibrahimit.
Por përçarjet nuk përfunduan këtu! Deputeti i zonës njëherit themeluesi i AAA-së, Hysni Ismaili nuk enjohu kryesinë e re dhe kështu së bashku me Bexhetin vendosën të mos lëshojnë zyrat e Alternativës në Tetovë duke detyruar kryesinë e re të gjejnë zyra të reja dhe duke e bërë Alternativën me dy zyra në Tetovë.



