LajmeMaqedoniTopLajm

Alternativa e përçarë në kongresin e parë! Zejdi nuk shkoi, Sali e thumbon nga foltorja

Kongresi i partë për partinë Alternativa, e cila u formua si fraksion i Lëvizjes Besa. Megjithatë as në këtë përbërje me sa duket Alternativa nuk po gjen qetësi.

Në kongres, ashtu siç pritej, nuk ishte i pranishëm deputeti i kësaj partie Skënder Rexhepi, edhe pse në video-materialin e shkurtër të përgatitur për historinë e Alternativës, Rexhepi në pothuajse çdo pjesë ishte krah liderit të partisë Afrim Gashi.

Për TV21 Rexhepi shpjegoi se nuk ka marrë pjesë në kongres për shkak se është parimor ndaj qëndrimeve të tij të shprehura ditë më parë.

“Qytetarët meritojnë përgjigje konkrete dhe të detajuar si dhe kur do të realizohet marrëveshja Alternativë – Qeveri”- deklaroi Skender Zejdi Rexhepi, deputet i ALternativës

Para ca ditës në “Click Plus” të TV21 Rexhepi hapur kritikoi zyrtarët e Alternativës në Qeverisë, që nuk ndërmarrin asgjë për realizimin e pikave të programit me të cilin hynë në Qeveri. I pyetur për këtë, kryetari Gashi tha se as në fillim s’ka qenë i sigurt se çdo gjë do të realizohet.

 “Unë edhe atë ditë nuk isha i sigurt se realizohet çdo pikë. Ajo çfarë unë kam dashur të bëj është se do të duhet si parti politike të jemi transparent dhe në Qeveri të hyjmë me marrëveshje të shkruar dhe të publikuar që qytetarët ta din se për çfarë angazhohemi ne dhe të ndjekin punën tonë se sa pika kemi realizuar”- tha Afrim Gashi.

Ndër pikat më në zë të programit me të cilin Alternativa iu bashkua Qeverisë lidhet me hetim ndërkombëtarë për rastet e dyshimta gjyqësore. Afat për realizimin e të njëjtës Gashi nuk jep dot.

 “Po të kishin qenë çështje që afatizohen, do t’i kishim afatizuar që në fillim. Janë çështje të angazhimit tonë. Ato pika të marrëveshjes flasim se për çfarë ne angazhohemi në këtë përbërje të Qeverisë”- shtoi AFrim Gashi.

E thumba në adresë të deputetit Skender Rexhepin nuk e la pa dërguar ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, pasi që Rexhepi Facebook kishte shkruar për Salin se “nga ministër i Shëndetësisë ka kaluar në ministër të kopshtit zoologjik”.

“Sot kur partia ime më ka ngarkuar detyrën e drejtuesit të kopshtit të shëndetit publik, pra të ministrit të Shëndetësisë më ka dhënë mundësinë e artë që të jem në krye të ndryshimeve të ëndërruar në shëndetësi”- Bekim Sali, sekretar gjeneral i Alternativës.

Në kongres të pranishëm ishin përfaqësues të partive politike nga vendi dhe rajoni.

(1458) Në sallën ku u mbajt Kongresi, afër Gashit qëndronte i ulur kryeministri Dimtiar Kovaçevski, ndërsa në kongres shpjegoi arsyen se përse u bënë pjesë e Qeverisë. Theksoi se vendimi ka pasur një kosto të lartë politike për Alternativën, por me vetëdije kanë vendosur, siç tha Gashi, të shpëtonin Romën, se sa Cezarin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close