LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti: Zemrat dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe me ata që po kalojnë nëpër këtë vuajtjeje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij ka shprehur ngushllime për familjet e viktimave që humbën jetën tragjikisht në një diskotekë të Koçanit duke theksuar se në  këto momente të dhimbjes së thellë, mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe me ata që po kalojnë nëpër këtë vuajtjeje, shkruan Top24

 

Sot, zemrat tona janë të tronditura dhe të mbushura me dhimbje nga tragjedia e tmerrshme që ka ndodhur në Koçan, ku humbën jetën më shumë se 50 persona dhe shumë të tjerë u plagosën. Ky është një moment i jashtëzakonshëm dhe i vështirë për të gjithë ne, dhe, në këto momente të dhimbjes së thellë, mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe me ata që po kalojnë nëpër këtë vuajtjeje.
Ngushëllime të thella për të gjitha familjet e viktimave dhe shërim sa më të shpejtë për të gjithë ata që janë lënduar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close