
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti do të votojë nesër që herët, në sekondat e parë të hapjes së kutive të votimit në fshatin e tij në Zajaz, njofton Top24
“Ju njoftojmë se Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, do ta ushtrojë të drejtën e votës në qendrën e votimit në fshatin Zajaz, me fillim nga ora 07:00”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se në votimet e kaluara, i pari i integristëve të drejtën e votës e ka realizuar rreth mesditës.



