
Kryetari i BDI-së dhe ish komandanti i UÇK-së, Ali Ahmeti ka mbajtur fjalim në vendosjen e shtatores së Afrim Vitisë, njofton Top24
Ai tha se UÇK-ja nuk ka qenë organizatë terroriste e kriminale, por që ka luftuar për lirinë.
“Kanë fajësuar SHBA-të, NATO-n dhe Evropën se gjoja në Kosovë kanë mbështetur një lëvizje ushtarake. Ushtria jonë ka qenë ushtri që ka luftuar për liri. Ushtria jonë ka qenë ushtri që ka realizuar amanetin e mijëra njerëzve të vrarë për këtë tokë, prandaj do të dështojnë të gjithë ata, në veçanti perandoria e udhëhequr nga Kremlini e Moska, se ushtria jonë ka qenë ushtri terroriste e ndërmarrje kriminale”, tha Ahmeti.



