
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka takuar deputetin e komunitetit turk, në kuadër të Frontit Europian, Sali Murat, njofton Top24.mk
Siç bën të ditur Ahmeti, në kuadër të këtij takimi është biseduar për zgjedhjet lokale dhe për kandidatë për kryetarë komunash.
“Sot realizova një takim shumë domethënës dhe produktiv me deputetin e Frontit Evropian – Lëvizja për të Drejtat dhe Demokracinë e Turqve të Maqedonisë, Sali Murati.
Në takim diskutuam për punën e tij dhe të grupit tonë në Kuvend, hapat e ardhshëm që do të ndërmerren dhe iniciativat ligjore, përshtypjet nga vizita zyrtare në Turqi që deputeti Sali Murati e realizoi javën e kaluar, qëndrimet tona në lidhje me zgjedhjet lokale që po afrohen dhe shkëmbyem mendime për kandidatët për kryetar komunash dhe anëtarët e këshillit të aleancës sonë”, shkruan Ahmeti.



