
“Në këtë 22 vjetor përkujtojmë familjen Zymberi, humbje kjo e dhimbshme por që lëvizi historinë tonë më të re.
Sot, i madh e i vogël përkujtojmë me dhimbje Selvijen, Mersimin, Nealin, Hisnijen, Jenuzin, Valbonën, Syzanën, Nerimanen, Fitimin dhe Fitoren.
Sakrifica e madhe e anëtarëve të familjes Zymberi i tregoi botës dhe gjithë shqiptarisë se liria dhe nderi mbrohet që nga plaku e deri tek fëmija në djep.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë për komb dhe atdhe!” ka shkruar Ali Ahmeti