
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij ka reaguar pas dëshmisë së ish zyrtarit të lartë të SHBA-së, James Rubin duke falenderuar ate për nxjerjen në sipërfaqe të së vërtetës dhe të gjitha shpifjet dhe propaganda dashakeqe u çmontuan sot ne Hagë, shkruan Top24
E vërteta del në sipërfaqe dhe të gjitha shpifjet dhe propaganda dashakeqe u çmontuan sot ne Hagë.
James, të falemnderit ty, falemnderit Shteteve të Bashkuara të Amerikes dhe botës demokratike që e perkrahu kushtrimin e popullit shqiptar për liri, demokraci dhe pavarësi.
Lufta jonë për pragun e shtëpise ishte e drejtë, e duhur dhe e domosdoshme, prandaj dhe u përkrah nga Washingtoni, Brukseli, Londra, Parisi,Roma, Berlini dhe e gjithë bota liridashëse.




