
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shprehur dhimbjen e tij me rastin e vdekjes së ish presidentit shqiptarë, Bujar Nishani, shkruan Top24.
Ahmeti shkruan se “Me pikëllim të thellë pranova sot lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, ish presidentit të Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani.”
Ai më tej shton se “Të pashlyeshme në kujtimet tona do të mbesin vitet e angazhimit të tij në politikën kombëtare, ndërsa nga takimet që kishim bashkë do të kujtojë gjithmonë entuziazmin dhe përkujdesin që tregonte kur në tavolinën e bisedimeve ishte çështja mbarëkombëtare.
Përcjell ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së nderuar Nishani, miqve dhe bashkëve…”



