Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shprehur ngushëllime familjes së ish presidentit Thaçi duke shënuar se “Haxhi Thaçi ishte një baba që i dha Kosovës një çlirimtar, një burrë që me përkushtimin dhe edukatën e tij ndihmoi në lindjen e një epoke të re për kombin tonë”, shkruan Top24
Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi.
Fatmirësisht para pak ditësh e priti për ta takuar për herë të fundit heroin e Kosovës, të birin e tij që padrejtësisht po mbahet në burg.
Haxhi Thaçi ishte një baba që i dha Kosovës një çlirimtar, një burrë që me përkushtimin dhe edukatën e tij ndihmoi në lindjen e një epoke të re për kombin tonë.
Ngushëllime miku im Hashim Thaçi dhe gjithë familjes Thaçi!