LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti në Likovë dhe Kumanovë: BE është alternativa e vetme, më 8 maj rrethojmë numrin 4 (FOTO)

Kryetari i BDI Ali Ahmeti pasditen e sotme së bashku me kandidatët për deputet të zonës 1 dhe 2 kanë zhvilluar takim me banorët e komunës së Likovës dhe Kumanovës. Arkitekti i Frontit Europian nga Likova tha se vendit i duhet stabilitet, siguri, vendi duhet të jetë i anëtarësuar në Bashkimin Evropian për të rritur cilësin e jetës, cilësin e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës, jetës sportive, dhe cilësia rritet dhe shteti përparon e begaton duke qenë pjesëtarë dhe anëtarë i plotfuqishëm i BE.

Më 8 maj është referendum, vendoset a do të ecim përpara apo do të qëndrojmë në vend numero, apo do të dëgjohen zërat për kthim pas. Fronti Evropian e ka një mision, misioni është anëtarësimi i vendit në BE, përmbushja e standardeve që duhet janë detyrë, angazhim i vendit tonë që këto standarde të zbatohen e të materializohen. Me anëtarësim në BE, sigurisht që ne bëjmë hap të fortë në drejtim të rritjes së cilësisë në arsim, shëndetësi, kultur, sport e infrastruktur, në kuadër të këtij misioni është edhe korridori 8. Korridori 8 është fshehur nëpër sirtarë të çeliktë 32 vite sa që ishte lodhu e ishte zverdhur duke pritur, pse, sepse ky korridor lidh Shkupin me Tiranën, Shkupin me Prishtinën, Shkupin me Stambollin, lidh dy brigje, bregun e Detit të Zi me bregun e Adriatikut po bën lidhje ndërkontinentale Evropë Azi. Dhe këtu përfitojnë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, po ç’faj kemi ne që ky korridor bie në hapësirat shqiptare, dhe kjo nuk është Shqipëria e Madhe , sepse ne Shqipërinë në proces e kemi, me heqjen e kufijëve në mes Francës dhe Gjermanisë a ka shembull tjetër përveç atit tonit këtu që kufijtë i kemi larë me gjakë nga të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar. Ku qëndron arsyeja që Gjermania dhe Franca të heqin kufijtë që u vranë 14 mijë francez që i mobilizoi Luigji i 14 ku është arsyeja të qëndrojnë kufijtë mes Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë e Malit të Zi, dhe ky moment duhet të ndodh dhe këtë moment të gjithë duhet ta mirëpresim dhe ta ndihmojmë sepse ky moment ndodh duke e anëtarësuar vendin në BE. Kjo platforma e vizioni i këtij Fronti, a do të mbesim në tregun e 2 milionëve, apo në tregun e 500 milionëve. Neve na intereson një treg prej 500 milionë banorësh, na intereson sundimi i ligjit. Ne para 4 vitesh kemi propozuar veting për çdo funksionar, 4 vjet po i bën që zverdhet në arkivat e parlamentit dhe nuk mbështetet as nga LSDM as nga VMRO-DPMNE, theksoi Ahmeti.

 

Tani më 8 maj është rrethi i dytë për president dhe votimi për parlament, Fronti ka bërë analizë substanciale mbi zhvillimet politike në vend dhe vlerësoi që ne në rrethin e dytë në zgjedhjet presidenciale nuk kemi prandaj qytetarët do të vendosin se si do të përcaktohen më 8 maj për presidentin, kurse sa u takon zgjedhjeve parlamentare më 8 maj, nuk ka zgjedhje po ka Referendum dhe me këtë duhet të fitojnë forcat mirë të organizuara, të shkolluara në të gjitha fushat e drejtimit e të përfaqësimit të shtetit. Shteti e drejtimi i tij nuk janë një fabulë por duhen kuadro shtetndërtuese dhe paqebërëse që dinë të menaxhojnë dhe drejtojnë me dikastere të rëndësishme si në ekonomi, financa, politikë të jashtme, të mbrojtjes dhe sigurisë, këto kuadro janë investim kombëtar dhe janë në Frontin Europian, jo rastësisht e kemi quajtur Front Europian sepse vërtetë janë të grumbulluara forca politike që pahezitim na përfaqësojnë drejtë dhe me profesionalizëm. Ka dy vite që kjo iniciativë është marrë për ndërtimin e Frontit, sepse është parë si domosdoshmëri dhe pikërisht momentin e duhur ky Front dhe është bë më Program dhe plan e platformë jo vetëm për katër vjet por me një plan më afatgjatë për një dekadë sepse jemi bë bashkë për një qëllim, avancimin e MO, respektimin e asaj të Prespës dhe jetësimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë sepse nuk është një dokument i thjeshtë. Askujt nuk i pëlqen uniteti i shqiptarëve, sepse ne përballë kemi VMRO, ne vëllezër i kemi të gjithë shqiptarët. Më 8 maj në Referendum të dalim familjarisht se ky vend ka nevojë për më shumë paqe dhe stabilitet, nënvizoi Ahmeti.

 

 

 

 

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close