LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti: Lirinë e fituam me gjak, çlirimin me aleatë!

Lirinë e fituam me gjak, çlirimin me aleatë!
12 Qershori na kujton rrugëtimin tonë drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, një rrugë e mbushur me sakrifica, plagë dhe qëndresë të pashoqe. Sot, përkulemi me nderim para varreve dhe shtatoreve të bijve e bijave më të mirë të kombit, dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, që e bënë të mundur këtë ditë.
Në këtë përvjetor, si gjithmonë, shprehim mirënjohjen tonë të thellë për aleatët që qëndruan pranë nesh, sepse pa ta, çlirimi dhe pavarësia e Kosovës nuk do të bëheshin realitet.
Kosova sot ecën përpara, përballë sfidave të shumta, dhe gjeneratat e reja kanë detyrën e shenjtë ta forcojnë e ta zhvillojnë Republikën, ashtu siç gjeneratat e djeshme kishin detyrën e çlirimit.
Lavdi të përjetshme dëshmorëve dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës!
May be an image of ‎6 people, crowd and ‎text that says '‎DELEIE ١5ا TREHOTEER KLINTON GODBLESS GOD LESS AMERICA UCk UCK KFOR‎'‎‎

Related Articles

Back to top button
Close
Close