LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti kujton 62 vjtorin e ndarjes nga jeta të Fazli Grajçevcit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin etij ka kujtuar 62 vjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Fazli Grajçevcit duke shënuar se Fazli Grajçevci ishte ndër figurat e shquara të rezistencës kombëtare shqiptare, një veprimtar, poet dhe intelektual që jetën ia kushtoi idealeve të lirisë dhe identitetit kombëtar. I njohur si “simboli i flamurit”, ai u arrestua në vitin 1964 nga policia sekrete jugosllave dhe, pas 14 ditësh torturash çnjerëzore, ndërroi jetë në burgun e Prishtinës, më 17 gusht, shkruan Top24

Teksa shënojmë 62 vjetorin e ndarjes nga jeta të Fazli Grajçevcit (1935–1964), kujtojmë me nderim plejadën e veprimtarëve kombëtarë që sakrifikuan lirinë dhe jetën e tyre për flamurin, gjuhën, identitetin dhe çështjen kombëtare.
Fazli Grajçevci ishte ndër figurat e shquara të rezistencës kombëtare shqiptare, një veprimtar, poet dhe intelektual që jetën ia kushtoi idealeve të lirisë dhe identitetit kombëtar. I njohur si “simboli i flamurit”, ai u arrestua në vitin 1964 nga policia sekrete jugosllave dhe, pas 14 ditësh torturash çnjerëzore, ndërroi jetë në burgun e Prishtinës, më 17 gusht.
Sakrifica e Fazli Grajçevcit mbetet pjesë e kujtesës sonë kombëtare dhe dëshmi e çmimit të lartë që shumë breza paguan për të drejtat, dinjitetin dhe lirinë e shqiptarëve.
Lavdi jetës dhe veprës së Fazli Grajçevcit! 🇦🇱
Ali A

Related Articles

Back to top button
Close
Close