
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte së bashku me kandidatin për kryetar komune të Tetovës nga radhët e AKi-së, Bajram Rexhepi kanë vizituar shtabin në Reçicë të Madhe ku u pritën nga qindra banorë të këtij fshati, shkruan Top24
Ali Ahmeti në fjalën e tij para banorëve të Reçicës theksoi se më dy nëntor Tetovës do ti kthehet dinjiteti dhe se rrugëtimi i një Tetove moderne fillon me Bajram Rexhepin.







