
Kryetari i Bashkimit Demkoratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi ka kujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare, bashkëveprimtarin Jonuz Musliu me rastine 5 vjetorit të ndarjes nga jeta, shkruan Top24
Ahmeti në postimin e tij shkruan se “Janari ruan të freskëta në kujtimet e mia ato vite të bashkëveprimit për kauzën mbarëshqiptare me Jonuz Musliun, me të cilin rrugët e jetës na bashkuan që në vitet e hershme të organizimit kombëtar në Lëvizjen Popullore të Kosovës. Janë kujtime të një atdhedashurie të sinqertë që Jonuzi e reflektonte në çdo iniciativë të veprimit kombëtar në UÇK, UÇPMB, Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe Lëvizjen e Progresit Demokratik, të një guximi sypatrembur që nuk u shua deri në çastet e fundit të jetës.”



