
Kryrtari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij ka uruar klubin tetovar Shkëndija për fitoren e madhe të së mërkurës duke shënuar se Shkëndija ta bën zemrën mal dhe të jep krenari të pa shoq. Ahmeti po ashtu ka uruar trajnerin dhe tifo grupin “Ballistët”, shkruan Top24
Çfarë Shkëndije miq, zemra mal, emocione pa fund, krenari e pa shoq.
Bravo djema, përgëzime ekipit, trajnerit, drejtuesve, Ballistëve, Tetovës dhe të gjithë neve për këtë fitore
dhe kualifikim historik.



