
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin etij në FB ka uruar klubin e futbollit Arsimi nga Çegrani për kualifikimin e tyre në ligën e parë të Maqedonisë së Veriut duke shënuar se “Edhe një ëndërr e kahmotshme u bë realitet, KF Arsimi i Çegranit në Ligën e Parë!”, shkruan Top24
Këtë vit lajme shumë të mira morëm në sportin vendor. Edhe një sukses i një ekipi tjetër u jetësua. Edhe një ëndërr e kahmotshme u bë realitet, KF Arsimi i Çegranit në Ligën e Parë!
Ky sukses historik i këtij klubi është dëshmi e vullnetit, përkushtimit dhe shpirtit të pathyeshëm sportiv që e ka karakterizuar gjithmonë Çegranin.
Urime lojtarëve, stafit dhe çdo tifozi që me zemër dhe zë ka qëndruar pas kësaj skuadre! Le të jetë kjo arritje frymëzim për të ecur përpara me dinjitet dhe krenari, në sport dhe në jetë!




