LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti: Çdo ditë e Kosovës së lirë dhe të pavarur është përkujtim i kushtrimit të lirisë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar Kosovën në 14 vjetorin e pavarsisë së saj. Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në Fb shkruan se “Çdo ditë e Kosovës së lirë dhe të pavarur është përkujtim i kushtrimit të lirisë, të cilit nga të gjitha trojet tona iu përgjigjëm për të ruajtur rrënjët e identitetit të saj shqiptar!
17 Shkurti është më shumë se festë shtetërore, është mirënjohje mbarëkombëtare për veprën e lavdishme të dëshmorëve, është drejtësi e vendosur në vendin e vet, është amanet për të vazhduar rrugën e përparimit të Kosovës.
Qoftë përjetë e lirë Kosova jonë dhe i përjetshëm kujtimi për ata që qëndruan në mbrojtje të saj! Gëzuar!” përcjellë Top24.

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close