LajmeSport

alenti më i fundit i Bayernit të Mynihut, Lennart Karl po mendon që tani për një të ardhme jashtë Gjermanisë. Mesfushori 17-vjeçar që është lojytari më i ri në historinë e Bayernit që shënon në ndeshje të Ligës së Kampioneve, ka bërë që të shpërthejnë kritikat dhe të ngrihen dyshime për të teksa pranoi se ëndërronte të luante për Realin e Madridit. Gjatë një sesioni me pyetje-përgjigje në një takim me tifozët, një vizitë tradicionale për Vit të Ri për lojtarët e klubit bavarez, Karl u pyet nëse kishte ndonjë klub ëndrrash përvec Bayernit. ‘Bayerni është një klub shumë, shumë i madh dhe është një ëndërr të luash aty, por një ditë do të më pëlqente të shkoja te Reali i Madridit. Është klubi i ëndrrave të mia’, por kjo të mbetet mes nesh-ishin fjalët e Lennart Karl mes të qeshurave të tifozëve të Bayernit të pranishëm, duke shtuar ‘por padyshim që Bayerni është diçka shumë, shumë speciale dhe është një klub shumë, shumë argëtues’. Por ndërsa tifozët e pranishëm mes publikut në atë event duket se i morën me humor deklaratat e Karl, në rrjetet sociale, mesfushori u desh të përballet me kritika nga tifozët e Bayernit që vunë në dyshim besnikërinë e tij ndaj klubit.

Interi ka hedhur një hap konkret drejt afrimit të Joao Cancelo, pasi ka arritur një marrëveshje verbale me Al-Hilal për transferimin e mbrojtësit të krahut. Marrëveshja parashikon që një mbrojtës aktual i “Nerazzurrëve” të lëvizë në drejtim të kundërt.

Klubi zikaltër ka qenë në kërkim të një mbrojtësi të krahut të ri për t’iu bashkuar skuadrës së drejtuar nga Cristian Chivu, pas lëndimit afatgjatë të Denzel Dumfries.

Në këtë kuadër, Interi është lidhur me rikthimin e ish-lojtarit të huazuar më parë, Joao Cancelo, i cili mund të largohet nga Al-Hilal gjatë këtij muaji. Për shërbimet e tij interesim ka shfaqur edhe Barcelona.

Sipas “Sky Sport Italia”, Interi dhe Al-Hilal kanë arritur një marrëveshje verbale për Cancelo. Sipas të njëjtit burim, marrëveshja do të përfshinte kalimin e njërin prej qendërmbrojtësve Stefan De Vrij ose Francesco Acerbi në Arabinë Saudite.

Një lëvizje e tillë do të sillte ribashkimin e njërin prej tyre me ish-trajnerin e Interit, Simone Inzaghi, i cili aktualisht drejton Al-Hilal.

Hapi i radhës për drejtuesit e Interit është të bindin vetë Cancelon që të pranojë transferimin. Mbrojtësi 31-vjeçar ka kërkuar edhe një ose dy ditë kohë për të marrë vendimin përfundimtar.

“Sky Sport Italia” shton se dëshira kryesore e Cancelos do të ishte një rikthim te Barcelona, megjithatë mbetet për t’u parë nëse klubi katalanas do të jetë në gjendje të arrijë një marrëveshje me Al-Hilal për kushtet e transferimit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close