LajmeMaqedoniTopLajm

Aleanca për Shqiptarët në konferencën për liderë të rinj politik të ACYPL në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Aleanca për Shqiptarët e përfaqësuar nga delegati i saj në konferencën disa ditore për liderë të rinj politik të American Council of Young Political Leaders ACYPL në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët si një organ autonom i ASH i cili nxit pjesëmarrjen e të rinjve në proceset politike dhe vendimarrëse, e vlerëson këtë konferencë si një mundësi e shkëlqyer për përvoja të reja, njohuri për krijimin e politikave të dobishme për shoqërinë tonë.
Këshilli Amerikan për Liderë të Rinj me misionin e tyre për t’u ofruar liderëve të rinj, si nga Shtetet e Bashkuara ashtu edhe nga e gjithë bota, mundësinë për të mësuar rreth çështjeve ndërkombëtare përmes shkëmbimeve të njerëzve dhe ideve, ndërton marrëdhënie që mund të zgjasin gjatë gjithë jetës.
Në takimet e realizuara në kuadër të kësaj konference do të diskutohet për marrëdhëniet e shkëlqyera që gëzojnë Maqedonia e Veriut me SHBA-të në një gamë të gjerë çështjesh politike, ekonomike, kulturore, ushtarake dhe sociale, si dhe përfitimet tona nga demokracia e SHBA-ve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close