LajmeMaqedoniTopLajm

Aleanca për Shqiptarët, Carovskës tërheqeni nga përdorimi të librit gjeografia

Aleanca për Shqiptarët i ka dërguar letër ministres së Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, të cilës i kërkon tërheqjen urgjente nga përdorimi të librit “Gjeografia e Republikës së Maqedonisë për vitin II të gjimnazit të reformuar”. Këtë kërkesë e mbështetë në Ligjin për Librat Shkollor për Arsim Fillor dhe të Mesëm, i cili saktëson se libri shkollor tërhiqet nga përdorimi edhe nëse përmban materie me të cilën ofendohen historia, kultura dhe vlerat tjera të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, popullit maqedonas, si dhe qytetarëve të cilët jetojnë në kufijtë e saj që janë pjesë e popullit shqiptar, popullit turk, popullit vlleh, popullit serb, popullit rom, popullit boshnjak e të tjerë”.

Libri i lartpërmendur përshkruan historinë e shqiptarëve të Maqedonisë Veriut në mënyrë jo shkencore dhe ofenduese.

Materie ofenduese gjinden gjithandej në librin e lartpërmendur. Disa shembuj që Aleanca i paraqet në vijim:

Në faqen 99, thuhet që “Prej shqiptarëve të Maqedonisë ekzistojnë fise që e llogarisin vetveten si autokton. Kryesisht ata janë popullsi maqedonase që gjatë periudhës së sundimit turk e kanë pranuar fenë islame dhe gradualisht janë shqiptarizuar. Midis tyre ka edhe nga ndonjë fis që ka prejardhjen turke, rome ose çerkeze.”

Në faqen 99, shqiptarët paraqiten si rrezik për shtetin ku thuhet se “…vendosja e re e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë nuk është proces i mbaruar, ai bëhet edhe sot-në fillim të shekullit XXI. Vendosja e këtillë në momente e pakontrolluar, vendosja në mënyra të ndryshme mund t’i dëmtojë të gjithë në Republikën e Maqedonisë”

Në faqen 104, thuhet që “Imigrimi i popullsisë shqiptare në Maqedoni nuk është bërë spontanisht, por në masë të madhe me dhunë, i planifikuar, me ndihmën e qeverisë turke ose të agallarëve dhe bejlerëve turq, të cilët e kishin lejuar vendosjen e popullsisë shqiptare-muslimane. Për ketë ekzistojnë dëshmi autentike. Maqedonasit i kanë përzënë nga vendbanimet e tyre me metoda të ashpra, si me vjedhje, kidnapime, vrasje, maltretime fizike-rrahje, djegie e të tjera.”

Përveç se janë ofenduese ndaj historisë, kulturës dhe vlerave tjera të shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë, konsiderojmë që këto elemente janë edhe ksenofobe dhe i kontribuojnë stigmatizimit dhe inkurajimit të gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve. Andaj, Ministria juaj duhet të distancohet nga këto materie dhe ky libër të tërhiqet një ditë e më parë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close