
Ish kryetari i komunës së Bogovinës, nga radhët e ASH-së, Albon Xhemaili përmes një postimi në FB ka reaguar rreth situatës së krijuar me fshatin Pallçisht të Poshtëm ku banorët protestojnë për shkak të mungesës së ujit të pishëm, shkruan TOP24.
Xhemaili në postimin e tij në FB ka akuzuar kryetarin aktual i cili sipas tij po mburet me projektet që kanë vulën e Albon Xhemailit dhe se për projektin e ujësjellësit të Pallçishtit Komuna e Bogovinës e drejtuar nga Xhemaili kishte fituar një projekt në vlerë prej 250mi euro dhe i njejti i ishte ndërprerë përshkak të zgjedhjeve. Xhemaili porositi se realizimi i atij projekti nuk është asgjë tjetër vetëm se vullnet i kryetarit aktual për ta realizuar.
“Të nderruar qytetarë të Komunës së Bogovinës.
Duke ndjekur situatën e fundit rreth ujit për pije në vendbanimin Pallçisht, ndjej obligim të jap një sqarim shumë të shkurtër rreth kësaj problematike!
• Për vendbanimin Pallçisht janë të siguruara mjete nga Banka Europiane për infrastrukturën e ujit deri në rezervuaret e ujit afërsisht rreth 250.000€ kur kjo Komunë menaxhohej nga Aleanca për Shqiptarët,normalisht që do të thotë se ka projekt në KOMUNË se përndryshe nuk mund të sigurohen mjete pa mos patur projekt të detajuar. Shkaku i vetëm që nuk i fillova punimet nuk ishin mjetet e siguruara dhe projekti, por problem ishte fushata parazgjedhore që mos filloja me punë për shkak zgjedhjeve.
Për të qenë sa më korrekt me banoret e vendbanimit Pallçisht ata duhet të informohen se mjetet,projekti janë të gatshme, vetëm pritet vullnet nga ana e Kryetarit aktual të komunës së Bogovinës.
Të gjitha obligimet tjera janë të kryera!” shkruan Xhemaili përcjellë TOP24.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02NCURmkbM6RFkUZwn4D6qcjsQLDkvZGNzoPGrsG56Ppc46YtzRkyduoT5Nh5bRBsSl&id=100063965023238



