LajmeShowbiz

Albina Kelmendi nuk flet anglisht në Eurovision, për të përkthen motra e saj

Albina dhe Familja Kelmendi kanë parakaluar së fundmi në atë që quhet “tapeti i bronztë”, ku prezantohen të gjithë pjesëmarrësit e Eurovisionit.

Por kur Kelmendi u pyet nga gazetarja rreth veshjes së tyre, ajo nuk ishte në gjendje që të jepte një shpjegim në gjuhën angleze rreth domethënies dhe motiveve të saj.

Në vend të Albinës, foli motra e saj, Vesa, e cila e posedon mirë gjuhën angleze.

Më pas Albina u pyet nga gazetarët për faktin se familja kanë deklaruar që ka qenë ëndrra e gjyshit që familja një ditë ta përfaqësonin Shqipërinë në festivalin evropian.

“Ne jemi shumë krenarë që po e përfaqësojmë Shqipërinë që gjyshi jonë e deshi shumë”, tha Albina në gjuhën shqipe, për të cilën sërish më pas përktheu motra e saj.

Albina dhe Familja Kelmendi do të ngjiten në skenën e Eurovisionit të enjten, ku do të përfaqësojnë Shqipërinë me këngën “Duje”

Related Articles

Back to top button
Close
Close