
Të mërkurën, më 26 gusht 2026, në një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Për shkak të vizitës, Njësia për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për vendosjen e një regjimi të veçantë të komunikacionit në territorin e qytetit të Shkupit.
Nga SPB Shkup u bëjnë apel të gjithë qytetarëve dhe pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë në terren.
Qytetarëve u bëhet thirrje për durim dhe kujdes gjatë lëvizjes në komunikacion gjatë kohës së vizitës.



