BotaLajme

Alarmohet SHBA, Washington Post: Disa dronë të paidentifikuar fluturuan mbi një bazë ushtarake ku po qëndrojnë Rubio dhe Hegseth

Zyrtarët amerikanë kanë parë dronë të paidentifikuar mbi një bazë ushtarake në Uashington, ku po qëndrojnë Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio dhe shefi i Pentagonit Pete Hegseth, raportoi Uashington Post, duke cituar tre persona të informuar mbi situatën.

Në raportin e prestigjiozes amerikane thuhet se dronët mbi Fort McNair i kishin shtyrë zyrtarët të merrnin në konsideratë zhvendosjen e Rubios dhe Hegseth.

Gazeta tha se ushtria amerikane po monitoron kërcënimet e mundshme më nga afër për shkak të nivelit të rritur të gatishmërisë për shkak të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit.

Sekretari kryesor i shtypit i Pentagonit, Sean Parnell, nuk pranoi të diskutonte çështjen e dronëve me Washington Post dhe tha: “Departamenti nuk mund të komentojë mbi lëvizjet e Sekretarit për arsye sigurie dhe publikimi i lëvizjeve të tilla do të ishte jashtëzakonisht i papërgjegjshëm.”

Related Articles

Back to top button
Close
Close