BotaLajme

Alarm në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse, Polonia aktivizon mbrojtjen ajrore – vë aeroplanët në gjendje gatishmërie

Aeroplanët polakë u aktivizuan herët në mëngjes për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore të Polonisë.

Kjo pasi Rusia nisi sulmet ajrore që synonin Ukrainën perëndimore, njoftoi Komanda Operative e Forcave të Armatosura Polake, përcjell Telegrafi.

“Hapat e ndërmarra kanë për qëllim ruajtjen e sigurisë në rajonet që kufizohen me zonat e rrezikut”, tha Komanda e Platformës X.
Raportohet se e gjithë Ukraina ishte nën një paralajmërim për sulm ajror.

Ndryshe, Rusia ka nisur një sulm masiv me raketa në Ukrainë herët në mëngjes.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitalij Klitschko, raportoi për të lënduar dhe zjarre të shumta.

Related Articles

Back to top button
Close
Close