
Këmbënguli gjatë që të rikthehej te Barcelona, por e ardhmja e Neymarit quhet Al Hilal. Klubi nga Arabia Saudite ka përforcuar sulmin me shërbimet e 31-vjeçarit, i cili braktis futbollin europian pas 10 vitesh.
Al Hilal arriti akordin me PSG-në për 90 mln euro. Kontratë 2-vjeçare për brazilianin, i cili do të përfitojë rreth 160 mln euro neto në sezon. Aventurën 6-vjeçare në kryeqytetin francez e mbylli me 13 trofe.
Gjatë 173 ndeshjeve me fanellën e PSG-së ai shënoi 118 gola dhe regjistroi 77 asistime. Presidenti i kampionëve të Francës, Nasser Al-Khelaifi ka zgjedhur fjalë zemre për t’u përshëndetur me Neymarin.
Për të cilin shpenzoi 222 mln euro te Barcelona në verën e vitit 2017, duke e kthyer në lojtarin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.



