
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi në emisionin ClickPlus ka folur për reformat politike në këtë parti që u sollën në kongresin e fundit të kësaj partie duke theksuar se në kryesinë e qendrore të partisë nga kongresi i vitit 2019 nga kryesia e vjetër kanë mbetur vetëm Ali Ahmeti dhe Bujar osmani ndërsa të tjerët janë të gjithë figura të reja. I pyetur për akuzat e VLEN se kjo nuk ishte reformë por vetëm një lëvizje kozmetike, Ademi theksoi se sa i përket kësaj pjese ata që se kanë gjetë veten në BDI dhe që ika kapur reformimi i BDI-së në vazhdimësi tani ike në VLEN dhe ua kemi lënë atyre Nevat Bejtën, Ramiz Merkon dhe Izet Mexhitin, shkruan Top24



