LajmeMaqedoniTopLajm

Akulloret Milka dhe Kit Kat tërhiqen nga tregu, ata që i kanë blerë mos i konsumojnë

Samboletat e “Kit Kat”  dhe ” Milka” nga sot ërhiqen nga tregu përshkak se nuk janë të shëndetshëm për shëndetin e qytetarëve. Gjatë kontrollit të agjensisë për Ushqim dhe Veterinari në depot e eksportuesit ALMA-M është konstatuar që prodhimet përmbajnë oksid etil i cili është rezik potencial për shëndetin e njerëzve.

Bëhet fjalë për samboletat “Kit Kat në shkop” si dhe “Milka vanile dhe çokolladë” dhe ” Milka çokolladë me lejthi në shkop” shkruan TOP24.

Produktet e lartëpërmendur në sasi prej 3080 litra dhe 30064 copë, gjatë kontrollit nga ana e inspekcionit për Agjensionit për Veterinari dhe Ushqim janë gjetur në depot e eksportuesit. Samboledi jo i sigurtë është vëndosur nën mbykqyrje inspektuese respektivisht është ndaluar nxjerja e saj në shitje. Blerësit e fundit që kanë blerë prodhimet me numër serik LOT apelojnë të mos i shfrytëzojnë dhe të njejtat ti kthejnë në vendet ku i kanë blerë dhe pa dëmtuar ti asgjësojnë thonë nga agjensioni për veterinari dhe ushqim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close