LajmeMaqedoniShowbiz

Aktori nga Tetova, Elmir Sejfullai pjesë e serialit të njohur kroat, ja detajet!

Aktori nga Tetova, Elmir Sejfullau, po bën një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke u bërë pjesë e serialit të ri kriminalistik “Specijalisti Zagreb”, produksion i RTL Hrvatska.

Sejfullau do të shfaqet në serial në një rol, duke iu bashkuar kastit të këtij projekti të madh televiziv, i cili është realizuar në Zagreb dhe rrethinë.

“Specijalisti Zagreb” është seriali i parë kriminalistik i prodhuar nga RTL Hrvatska, në bashkëprodhim me Gal Medija.

Ngjarja zhvillohet në Zagrebin bashkëkohor dhe ndjek një ekip inspektorësh policorë, ndërsa ndërthur hetimet kriminalistike, aksionin, humorin dhe historitë personale të personazheve.

Seriali do të nisë transmetimin më 7 shtator 2026, çdo të hënë në orarin kryesor në RTL, ndërsa do të jetë i disponueshëm edhe në platformën Voyo.

Pjesëmarrja e Elmir Sejfullaut në këtë produksion përbën një moment të rëndësishëm për skenën artistike nga Tetova dhe një mundësi të re për prezantimin e aktorëve shqiptarë në produksione televizive jashtë vendit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close