LajmeMaqedoni

Aksioni policor në Burgun e Shutkës, reagoi Avokati i Popullit: Kemi dërguar një ekip në terren

Avokati i Popullit në Maqedoninë e Veriut ka reaguar pas raportimeve se në Burgun e Shutkës ka pasur kontrolle të dhunshme ndaj të burgosurve.

“Avokati i Popullit, pas informacioneve të marra se gjatë një kontrolli të kryer nga Njësia për Intervenime e Policisë së Burgjeve, e cila është nën kompetencën e drejtpërdrejtë të Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, në INK Burgu “Shkup” janë lënduar disa persona, sot dërgoi një ekip nga Mekanizmi për Kontroll Civil me qëllim që të kryejë inspektim”, raportoi Avokati i Popullit.

Avokati i Popullit premtoi që në momentin që do të mblidhen faktet dhe të konstatohet gjendja, do të informojë opinionin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close