
Pas raportimit të TV21, Inspektorati i Komunës së Tetovës ka vazhduar sot aksionin për lirimin e hapësirave publike përgjatë bulevardit “Iliria”.
Nga Komuna bëjnë të ditur se disa pronarë lokalesh kanë larguar vullnetarisht mallrat nga trotuaret, ndërsa aksioni synon të mundësojë qarkullim më të lehtë për qytetarët. Komuna u ka bërë thirrje edhe qytetarëve dhe bizneseve të tjera që të lirojnë hapësirat publike.
“Inspektorati i Komunës së Tetovës gjatë ditës së sotme ka vazhduar aksionin për lirimin e hapësirave publike përgjatë bulevardit “Iliria” duke krijuar kështu kushte që qytetarët të qarkullojnë më lehtë.
Po ashtu falënderojmë të gjithë pronarët e lokaleve të cilët vullnetarisht kanë larguar mallrat nga trotuaret dhe kanë shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me inspektoratin komunal.
Me bashkëpunim dhe me angazhim të plotë të të gjitha palëve rrugët dhe trotuaret tona bëhen të lira për qarkullim. Inkurajojmë dhe mbështesim edhe qytetarët tjerë të cilët janë duke i larguar mallrat dhe sendet tjera nga trotuaret”, thonë nga Komuna.



