LajmeMaqedoniTopLajm

Aksidenti i rëndë bllokon rrugën rajonale në Maqedoni

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në Maqedoni, duke shkaktuar ndërprerje të plotë të qarkullimit në rrugën rajonale Karaorman – Shtip. Sipas informatave të Lidhjes Automote të Maqedonisë, trafiku është bllokuar që nga ora 19:35, pasi një aksident rrugor ka ndërprerë lëvizjen në këtë aks, njofton Top24

“Që nga ora 19:35, qarkullimi në rrugën rajonale fsh. Karaorman – Shtip është në ndërprerje për shkak të një aksidenti rrugor.”

Autoritetet njoftojnë se ekipet përgjegjëse ndodhen në terren dhe se qarkullimi pritet të normalizohet pas largimit të automjeteve të përfshira në aksident. Shoferët këshillohen të përdorin rrugë alternative dhe të lëvizin me kujdes të shtuar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close