LajmeMaqedoni

Aksident në Tetovë: Automjeti godet një të mitur, dërgohet në spital me lëndime të rënda

MPB njofton se me datë 21.03.2025 në ora 17:55 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Vidoje Smilevski Bato” në afërsi të rrethrrotullimit me rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, automjeti “Golf” me targa të Tetovës i drejtuar nga E.J. (31) nga fshati Çellopek i Tetov;s, ka aksidentuar një këmbësor të mitur nga fshati Saraqinë. Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Kontroll në vendngjarje ka kryer një ekip nga SPB Tetovë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close