RajonTopLajm

Aksident me 4 viktima në Rubik, shuhet familja nga Kosova!

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rubik mbrëmjen e djeshme. Në këtë aksident kanë mbetur viktima 4 persona dhe një i plagosur.
Mësohet se viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje që po udhëtonin nga Kosova. Paraprakisht raportohet se kanë ndërruar jetë dy prindërit dhe dy fëmijët e së njëjtës familje, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë një fëmijë tjetër i mitur.

Viktimat:

Blerim Avdiaj 49-vjeç
Anjeza Avdiaj 33- vjeç
Medina Avdiaj 5-vjeç
Klejdi Koçi, nip i kësaj familjes 11-vjeç

E plagosura:

Violeta Avdiaj e mbijetuar 2-vjeç

Siç shihet në këtë aksident janë përfshirë një makinë tip “Citroën” ku udhëtonin 5 personat e së njëjtës familje dhe një kamion.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se makinat janë përplasur kokë më kokë. Në këtë pjesë të Rrugës së Kombit mungon ndriçimi dhe dyshohet se ka ndikuar në shkaqet e aksidentit, si dhe lagështia në rrugë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikësit.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. /TCH/

Related Articles

Back to top button
Close
Close