LajmeMaqedoniTopLajm

Aksident i rëndë trafiku në autostradën Tetovë – Gostivar, rrokulliset një veturë

Automjetet që qarkullojnë në autostradën Tetovë – Gostivar para kryqëzimit për fshatin Vrapçisht janë duke u devijuar në rrugë dytësore për shkak të një aksidenti trafiku që ka ndodhur rreth orës 15:30.

Sipas informacioneve fillestare të policisë, ka ndodhur një përplasje mes dy automjeteve të pasagjerëve, ndërsa për të lënduarit është thirrur një ambulancë.

Në aksident kanë marrë pjesë një Seat Leon me targa të Gostivatit, Volkswagen Golf dhe Fiat me targa të Tetovës. Nga përplasja, një nga automjetet është rokullisur.

Në vijim është ekspertiza në vendin e ngjarjes, ndërsa nga SPB Tetovë paralajmëruan më shumë informata për më vonë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close