LajmeRajon

AKR-ja në kërkim të partnerëve për koalicion parazgjedhor

Pas takimit me U.d Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, këshilltari i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj, ka thënë se kjo parti është në kërkim të partnerëve për koalicion parazgjedhor.

Ndërsa Zyberaj deklaroi se në takim më Osmanin diskutuan në lidhje me caktimin e ditës së zgjedhjeve, duke thënë se fundi i janarit dhe fillimi i shkurtit janë opsionet për caktimin e datës së zgjedhjeve.

“U pajtuam që do ta zgjidhim dhe të caktohet një datë sa më e shpejtë e mundshme në mënyrë që krizat kushtetuese të votohen. Keni parasysh që nevojitet goxha shumë kohë, që pas përfundimit të zgjedhjeve të certifikohen rezultatet. Do të caktohet një datën që mund të jetë fundi i janarit ose fillimi i shkurtit.

Jemi në diskutime, opsioni ma i mundshëm është krijimi i një koalicioni me ndonjë subjekt politik besoj brenda javës do të marrë epilog kjo çështje”, tha Zyberaj.

Related Articles

Back to top button
Close
Close