LajmeSport

Aiman Zekiri, talenti i vogël që po tërheq vëmendjen

Vetëm dhjetë vjeç, por me shpejtësi, teknikë dhe instinkt për gol. Aiman Zekiri po spikat me moshat e Shkupit, ndërsa sinjalet e para flasin për një të ardhme premtuese.

Në futboll, talenti nuk garanton sukses, por është një bazë e fortë mbi të cilën ndërtohet e ardhmja. Një nga emrat që po bie në sy në moshat e reja është Aiman Zekiri, i lindur në vitin 2016, i cili aktivizohet me shkollën e futbollit të Shkupit.

Sulmuesi i krahut dallohet për shpejtësinë, teknikën dhe aftësinë për të shënuar gola, cilësi që i ka demonstruar jo vetëm në garat vendore, por edhe në turne ndërkombëtarë në Sarajevë, Greqi, Vallandovë dhe Ohër.

Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re, ndërsa ekzistojnë sinjale se së shpejti mund të ftohet për testime te Lecce në Itali. Natyrisht, në këtë moshë është ende herët për parashikime, por bëhet fjalë për një djalosh me potencial, i cili duhet të zhvillohet me kujdes, punë dhe mbështetje të vazhdueshme nga familja dhe trajnerët.

Dashuria e Aimanit për futbollin ka nisur që në moshën pesëvjeçare. Të preferuarit e tij janë Cristiano Ronaldo dhe Lamine Yamal, ndërsa në Kupën e Botës bënte tifo për Argjentinën. Për momentin, hapi më i rëndësishëm për të mbetet të vazhdojë të punojë me përkushtim, që talentin ta shndërrojë në një karrierë të suksesshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close