
Sot shënohen 27 vjet nga beteja historike në Prekaz, moment që shënon edhe fillimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Një figurë kyçe në ruajtjen dhe përjetësimin e kësaj epopeje ka qenë regjisori Dibran Fylli, i cili në vitin 1999 luajti një rol të rëndësishëm në themelimin e trupës artistike ushtarake “Hamëz Jashari” dhe organizimin e manifestimit të parë përkujtimor “Ai është i gjallë”.
Ky manifestim më pas u shndërrua në Epopene e UÇK-së, që sot njihet si një prej ngjarjeve kryesore për nderimin e luftës çlirimtare, njofton Klankosova.tv.
Në një rrëfim ekskluziv, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, regjisori Dibran Fylli, sjell detaje nga periudha e vështirë e krijimit të këtij manifestimi dhe sfidat me të cilat u përballën në ato kohë të pasigurta.
Si u krijua ky përvjetor dhe çfarë do të thotë për historinë e Kosovës?
Përgjigjet vijnë nga vetë njeriu që ishte pjesë e këtij rrugëtimi.
Ndiqeni në videon e mëposhtme:



