LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmetit s’i bëhet vonë për kërcënimet e “Grupit të Zjarrit”

Ahmetit s’i bëhet vonë për kërcënimet e “Grupit të Zjarrit”

Tetovë, 25 shtator – Bashkimi Demokratik për Integrim është një program kombëtar i investuar në 20 vite dhe nuk mund të zhbëhet aq kollaj. Pra, BDI mund të funksionojë edhe pa Ali Ahmetin, por edhe pa Musa Xhaferin, Izet Mexhitin, Blerim Bexhetin dhe anëtarë tjerë të partisë. Kështu është përgjigjur kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i pyetur të komentojë letrën e djeshme të të ashtuquajturit “grupi i zjarrit”, e ku i kërkohej liderit Ahmeti ta shkarkojë Artan Grubin nga detyra e zëvendëskryeministrit të parë.

“Gjithmonë ka pasur pakënaqësi dhe do të ketë gjithmonë gjëra të tilla, por e rëndësishme është që shumica në Bashkimin Demokratik për Integrim nuk do anarki, por debat të hapur, të rregullt dhe shkencor. BDI është një program kombëtar i investuar në 20 vite dhe nuk mund të zhbëhet aq kollaj. Pra, BDI mund të funksionojë edhe pa Ali Ahmetin, por edhe pa Musa Xhaferin, Izet Mexhitin, Blerim Bexhetin dhe anëtarë tjerë të partisë”, tha Ahmeti, ndërsa është përgjigjur edhe nëse vitin e ardhshëm, në zgjdhjet brenda partiake, do të rikandidojë për kryetar partie. “Në qafë do të më keni edhe katër vjet tjera”, u përgjigj shkurt Ahmeti.

Në ndërkohë, përmes një njoftimi me shkrim, i ashtuquajturi “grupi i zjarrit” në BDI, dje shprehu pakënaqësitë brenda partisë, ndërsa potencuan se gati për dy vite nuk ekzistojnë dhe nuk themelohen organet statutare partiake. Thanë se “sjellja arrogante dhe diletante e ekzekutivit në krye me Artan Grubin, kanë shkaktuar pakënaqësi, revoltë dhe pasivitet të strukturave dhe të votuesve”

“Në BDI gati për dy vite nuk ekzistojnë dhe nuk themelohen organet statutare partiake! Si pasojë e kësaj, vendimmarrja politike është bërë pronë individuaie! Nuk ka debat dhe konsultime me bazat partiake! Zgjedhjet kadrovike janë shndërruar në privilegj të individit Artan Grubi! Nuk ka Llogaridhënie për punën e Qeverisë dhe programin politik për gati dy vite! Për shkak të mosfunksionimit të jetës organizative të Bashkimit Demokratik për Integrim, ne konstatojmë se ka rënie të mbështetjes për partinë (zgjedhjet e fundit në Tetovë).Sjellja arrogante dhe diletante e ekzekutivit në krye me Artan Grubin, kanë shkaktuar pakënaqësi, revoltë dhe pasivitet të strukturave dhe të votuesve…”, akuzuan të pakënaqurit e BDI-së në krye me Musa Xhaferin, Izet Mexhitin, Nevzat Bejtën, Blerim Bexhetin…

Related Articles

Back to top button
Close
Close