
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka pritur në takim ambasadorin e Suedisë në Shkup, Ola Sohlström me të cilin diskutoi mbi situatën aktuale politike në vend, si dhe mbi sfidat që e shoqërojnë këtë periudhë, me theks të veçantë në marrëdhëniet ndëretnike dhe proceset integruese, shkruan Top24
“Theksova se integrimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian mbetet një prioritet i padiskutueshëm kombëtar dhe një interes i qartë strategjik për të ardhmen evropiane të vendit. Ky proces duhet të ecë përpara me vendosmëri dhe të kurorëzohet sa më parë, si garanci për zhvillim të qëndrueshëm, forcim të institucioneve dhe konsolidim të demokracisë”, shkruan Ahmeti, përcjellë Top24
Sot zhvillova një takim miqësor me z. Ola Sohlström, Ambasador i Suedisë në vendin tonë.
Gjatë bisedës shkëmbyem qëndrime mbi situatën aktuale politike në vend, si dhe mbi sfidat që e shoqërojnë këtë periudhë, me theks të veçantë në marrëdhëniet ndëretnike dhe proceset integruese.
Theksova se integrimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian mbetet një prioritet i padiskutueshëm kombëtar dhe një interes i qartë strategjik për të ardhmen evropiane të vendit. Ky proces duhet të ecë përpara me vendosmëri dhe të kurorëzohet sa më parë, si garanci për zhvillim të qëndrueshëm, forcim të institucioneve dhe konsolidim të demokracisë.




