LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti takon ambasadorin e Spanjës,Rafael Soriano Ortiz: Rruga euroatlantike e Maqedonisë së Veriut mbetet një zgjedhje strategjike e qartë dhe pa alternativë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti gjatë ditës së sotme në vazhdën e agjendës diplomatike ka takuar ambasadorin e Spanjës në Shkup, Rafael Soriano Ortiz me të cilin diskutoi për situatën politike në vend rëndësinë e e zbatimit të plotë dhe konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit si garanci e paqes, bashkëjetesës dhe funksionimit demokratik të shtetit multietnik. Ahmeti i theksoi ambasadorit se rruga euroatlantike e Maqedonisë së Veriut mbetet një zgjedhje strategjike e qartë dhe pa alternativë, e mbështetur në vullnetin politik dhe aspiratën qytetare për anëtarësim në familjen evropiane. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një objektiv madhor shtetëror që kërkon unitet të brendshëm, thellim të reformave dhe përgjegjësi të përbashkët politike, shkruan Top24

Sot zhvillova një takim miqësor me z. Rafael Soriano Ortiz, Ambasador i Spanjës në vendin tonë, në frymën e dialogut të hapur dhe bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve tona.
Në një diskutim të thelluar mbi orientimin strategjik të vendit dhe sfidat që lidhen me stabilitetin afatgjatë politik e institucional, u theksua rëndësia e zbatimit të plotë dhe konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit si garanci e paqes, bashkëjetesës dhe funksionimit demokratik të shtetit multietnik.
Në këtë frymë, nënvizova se rruga euroatlantike e Maqedonisë së Veriut mbetet një zgjedhje strategjike e qartë dhe pa alternativë, e mbështetur në vullnetin politik dhe aspiratën qytetare për anëtarësim në familjen evropiane. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një objektiv madhor shtetëror që kërkon unitet të brendshëm, thellim të reformave dhe përgjegjësi të përbashkët politike.
Përshpejtimi i këtij procesi është thelbësor për forcimin e stabilitetit institucional, nxitjen e zhvillimit ekonomik, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe konsolidimin e themeleve demokratike të shtetit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close