
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të të znj. Kimete Agait. Kontributi i Kimetes dhe familjes Agai nuk është vetëm histori personale, por pjesë e pandarë e përpjekjes sonë kolektive për arsim dhe përparim, shkruan Top24
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të znj. Kimete Agait. Së bashku me bashkëshortin e saj, z. Adnan Agai, ajo ishte ndër figurat më të përkushtuara ndaj arsimit dhe dijes në vendin tonë.
Puna dhe përkushtimi i tyre i palëkundur në edukimin e brezave do të mbetet një trashëgimi e çmuar për popullin tonë.
Kontributi i Kimetes dhe familjes Agai nuk është vetëm histori personale, por pjesë e pandarë e përpjekjes sonë kolektive për arsim dhe përparim.
Në këto momente të rënda, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Agai, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan Kimeten.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i saj!




