LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti shënon “Lidhjen e Prizrenit” në bashkëbisedim me rininë në Kompleksin Memorial “Nëna Shqiptare” në Zajaz

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti gjatë ditës së djeshme në Zajaz shënoi 148 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit në kompleksin memorial “Nëna Shqiptare”. Në një bashkëbisedim me rininë e BDI-së, Ahmeti foli për të ariturat dhe sakrificën e shqiptarëve, shkruan Top24

Sonte, në Kompleksin Memorial “Nëna Shqiptare” në Zajas, pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me të rinjtë tanë me rastin e 10 Qershorit, Ditës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Në një vend që simbolizon sakrificën, qëndresën dhe kujtesën tonë kombëtare, folëm për rrugëtimin e shqiptarëve, për sfidat e kohës sonë dhe për përgjegjësinë që ka çdo brez në ruajtjen dhe avancimin e vlerave për të cilat janë sakrifikuar gjenerata të tëra.
Më gëzoi veçanërisht prania e madhe e të rinjve, energjia e tyre dhe gatishmëria për të kontribuar në proceset që prekin të ardhmen e popullit dhe shtetit tonë.
Historia nuk ndërtohet vetëm nga ata që e shkruajnë, por edhe nga ata që e kuptojnë, e mbrojnë dhe e vazhdojnë atë.
Rinia mbetet forca më e madhe e së ardhmes sonë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close