
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, në një prononcim, ka thënë se klasa politike e Kosovës, e ne veçanti qeveria e saj duhet të jenë në alarm nga vendosja e sanksioneve, tash e një vit ndaj Kosovës, nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Ai ka thënë se ShBA-ja se bashku me aleatët e saj në NATO ishin ata që e ndihmuan çlirimin e Kosovës nga Serbia.
Ahmeti ka thënë se Kosova ka një proces tepër të rëndësishëm përpara për anëtarësimin në BE, NATO e organizata të ndryshme, dhe sipas tij, për të pasur sukses në këtë rrugëtim Kosovës i duhen miqtë ndërkombëtar.
“Kosova ka një proces përpara tepër të rëndësishëm që duhet ti përmbyll çështja që akoma janë të hapura. Duhet bërë demarkacioni me Serbinë, Kosova duhet të vazhdoj drejt anëtarësimit të vetë në institucione ndërkombëtare si në NATO, si në BE, si në OSBE e kështu me radhë, me dhjetëra e dhjetëra institucione ndërkombëtare. Kështu që për tu bërë ky proces i suksesshëm Kosovës i duhen miqtë, i duhet Washington, i duhet Brukseli, i duhet Berlini, i duhet Londra, Parisi, Vjena të gjithë i duhen për ta përmbyllur me sukses të gjithë procesin e shtetit të kompletuar”, ka thënë ai.



