
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti kujton veprimtarinë kombëtare të Enver Haradinajt, të gjithë luftëtarëve të UÇK-së dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës! Postimi i plotë:
”Kulla e Haradinajve i fali Kosovës trimërinë, guximin dhe gjakun e bijve të saj në rrugën drejt lirisë.
Sot i bashkohem kujtimit të kësaj vatre atdhetare në 19 vjetorin e ndarjes së padrejtë nga jeta të Enver Haradinajt duke rikujtuar me krenari gjurmët e pashlyeshme që Enveri me pushkën e tij në krahë i la në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për veprimtarinë kombëtare të Enver Haradinajt, të gjithë luftëtarëve të UÇK-së dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës!
LAVDI!
”



