
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka theksuar se investimi në ndërtimin e qarkores së Tetovës do të shërbej në lehtësimin e qarkullimin e qytetarëve të katër komunave të këtij rajoni, asaj të Tetovës, Zhelinës, Tearcës dhe Jegunovcës, shkruan Top24
Qarkorja e Tetovës do të lehtësojë dukshëm qarkullimin e qytetarëve të katër komunave të këtij rajoni, asaj të Tetovës, Zhelinës, Tearcës dhe Jegunovcës.
Bashkë me Kryeministrin e parë shqiptar, z. Talat Xhaferi, Drejtorin e NP “Rrugët shtetërore, z. Ejup Rustemi, Zv.kryeministrin, z. Artan Grubi, ministrin e financave, z.Fatmir Besimi, ministrin e ekonomisë z. Kreshnik Bekteshi, ministrin e arsimit z. Jeton Shaqiri, kryetarin e komunës së Tearcës, Nuhi Neziri, ministrin e Infrastrukturës, z.Bllagoj Boçvarski, zv.ministrin e Infrastrukturës, Bekim Rexhepi, deputetët e zones dhe shumë bashkëpartiakë tjerë morëm pjesë në vendosjen e gurthemelit të ndërtimit të Qarkores së Tetovës.
Vlera e Bashkimit Demokratik për Integrim është te veprat, dhe jo fjalët. Do të vazhdojmë të realizojmë premtimet tona edhe në të ardhmen, ashtu siç kemi dëshmuar që gjendemi gjithmonë pranë qytetarëve dhe nevojave të tyre.



