LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti për kritikat e ambasadores amerikane: Organet e drejtësisë duhet të jenë ta pavarurara, andaj kërkojmë veting

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti duke komentuar kritikat e ambasadores së SHBA-vë në vend, Anxhela Aggeler, rreth zgjedhjes së Islam Abazit si shef i Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit është konfuze për SHBA-të, ka thënë se ata gjithëmonë kanë kërkuar vetin dhe ka vlarësuar se organet e drejtësisë duhet të jenë ta pavarura.

“Mendoj që prononcimi i ambasadores së SHBA është mjaft parimor, lufta kundër krimit lufta kundër korrupsionit duhet të jetë e pa kompromis zgjedhja e organeve legjislative dhe organet që vendosin drejtësi duhet të jenë organe të pavarura dhe ne gjithë këtë kohë kemi promovuar që legjislativi duhet të jetë i pavarur dhe jo rastësisht ka 3 vite ose 4 që ne insistojmë për veting në ët gjitha drejtimet dhe funksionet e shtetit që nga personalitetet politike deri tek ata ligjvënëse”, deklaroi Ali Ahmeti – lideri i BDI-së.

Ndryshe, prokurori Abazi ka mohuar se ka lidhje të afërta me zyrtarë të BDI-së edhe pse në rrjete sociale janë paraqitur disa fotografi të tij me funksionarë të BDI-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close