
MICKOSKI: LSDM DHE BDI ME VETËDIJE NXISIN TENSIONE ETNIKE
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, duke vazhduar fushatën për rrethin e dytë të zgjedhjeve në mbështetje të kandidatit për kreun e Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejtën, ka bërë thirrje për mobilizim, sic tha, në mënyrë që fituesin në Gostivar e Kërçovë të mos e përcaktojë VMRO-DPMNE-ja.
ALI AHMETI – KRYETAR I BDI-së
“Të mobilizohemi. Nuk e di ku e gjejnë atë forcë,për shembull partitë, të dalin e të thonë ne mbështesim VMRO-në apo VMRO-ja na mbështet neve. Nuk është mirë që në Kërcovën time dhe në Gostivarin tim, VMRO-ja ta përcaktojë se kush do të fitojë”
Por, nga Kërcova lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka drejtuar akuza në adresë të partive të koalicionit qeverisës, LSDM dhe BDI se me vetëdije po nxisin tensione ndëretnike. Sipas Mickoskit, zjarrit në këtë drejtim, po I fryejnë edhe disa portale në gjuhën shqipe që sic tha, është sekret publik se udhëhiqen nga Artan Grubi.
HRISTIJAN MICKOSKI – KRYETAR I VMRO-DPMNE-së
“Në këtë ekstazë pikërisht Zaevi dhe disa afër tij me vetëdije nxisin tensione etnike. Pse? Për shkak se për ata më të rëndësishme janë pozitat dhe paratë. Përse e bëjnë këtë? Për shkak se e dijnë se përvec parave dhe fuqisë politike, për asgjë tjetër nuk janë”
Lideri I opozitës maqedonase Hristijan Mickoski publikisht ka bërë të ditur se në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Gostiva do ta mbështes kandidatin e koalicionit ASH-AAA, Arben Taravarin. Nga ana tjetër, LSDM-ja gjithashtu ka njoftuar se do të mbështesë kandidatët e BDI-së, në komunat ku do të përballen me kandidatët e opozitës shqiptare./KlanMacedonia