MaqedoniTopLajm

Ahmeti: PDSh nuk shkrihet në BDI

Marrëveshja mes Partisë Demokratike për Shqiptare dhe Bashkimit Demokratik për Integrim parasheh që në komunat ku garon BDI, PDSH të mbështesë kandidatët e BDI.

Nuk parasheh ndarje të funksioneve, siguron lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në ClickPlus.

Ka shtuar, se kjo marrëveshje nuk parasheh shkrije të PDSH në BDI.

“Nuk shkrihet PDSH në BDI. Absolut. Duhet pranuar një diçka se PDSH është parti me histori siç është PPD. Me zotëri Thaçin u morëm vesh që ai të mbështesë aty ku BDI është konkurrues për kryetarë komunash dhe elektorati i Thaçit të mbështesë kandidatin e BDI-së. Në Studeniçan gara le të jetë demokratike”, tha Ahmeti.

Ka folur edhe për garën në Tetovë, ku garojnë dy parti të koalicionit qeverisës. Ka bërë të ditur se nuk është e drejtë e tij të tërhiqet nga gara, por se aty do të vendosin votuesit.

Shtoi se gara zgjedhore “nuk është një merkato, transfere sportive”.

Megjithatë shtoi se kampit politik shqiptar në Maqedoni të Veriut i mjaftojnë dy parti politike./TV21

Related Articles

Back to top button
Close
Close